Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një femër që kreu sulm me thikë në Gjilan

2016/03/Thikë-780.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Gjilan, meqë e njëjta ka tentuar të sulmojë me thikë një person të cilit edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sulmuesja dhe viktima mashkull, thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje para incidentit. Policia ka arritur të konfiskojë mjetin e dyshuar se është përdorur në këtë rast.

Ndërsa, e dyshuara që është arrestuar dje, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.