Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një femër në Prizren, policia i konfiskon disa substanca narkotike

2019/02/arrestim_femer.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një femër në Prizren.Një veprim i tillë ka ardhur pasi që tek e njëjta gjatë kontrollimit të shtëpisë së saj, janë gjetur dhe konfiskuar 247.11 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore elektronike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se përveç femrës së arrestuar është në kërkim edhe të një të dyshuari mashkull.

Kurse e dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/