Please enter at least 3 characters.

Arrestohen dy të dyshuar në Aeroportin e Prishtinës për falsifikim dokumentesh

2018/04/largea-largea-arrestimi-policia-e-kosoves-138423993114299708151436284765-1468834765-5781255.jpg

Policia e Kosovës njofton se në Aeroportin e Prishtinës dje rreth orës 10:30 janë arrestuar dy të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Sipas raportit njëri i dyshuar është shqiptar, ndërsa i dyshuari tjetër është shtetas i Turqisë. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti policor:Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 03.12.2019 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili me dokument – pasaportë të Sllovenisë e cila dyshohet se është e falsifikuar kishte tentuar që përmes aeroportit të udhëtoi në Bazel. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 03.12.2019 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull turk shtetas i Turqisë i cili me dokumente personale letërnjoftim dhe pasaportë të cilat dyshohet se janë të falsifikuar kishte tentuar që përmes aeroportit të udhëtoi në Gjenevë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/