Please enter at least 3 characters.

Arrestohen 11 shtetase të huaja në një objekt hotelierik në autostradën Tetovë - Gostivar

2017/05/Valltare-ilegale-ne-Bogovine-te-Tet.jpg

Në një aksion policor mëngjesin e sotëm në një objekt hotelierik në autostradën Tetovë - Gostivar janë arrestuar 11 shtetase të cilat janë zënë duke vallëzuar dhe zbavitur mysafirët e pranishëm në objekt.

Nga MPB informojnë se aksioni është realizuar nga ana e nëpunësve policor nga Qendra rajonale për punë kufitare Veri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Objekti hotelierik në të cilin janë kapur shtetaset e huaja, është në pronësi të dy personave me iniciale A.A. dhe A.A.

Nga policia po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/