Please enter at least 3 characters.

Armando Broja befasisht mund të kthehet te Chelsea në këtë afat kalimtar

Sipas talkSPORT, Everton është i interesuar të marrë në huazim mesfushorin e Chelseat, Carney Chukwuemeka për pjesën e mbetur të sezonit, por Armando Broja mund të rikthehet të klubin londinez.

Mesfushori 21-vjeçar ka luajtur vetëm 130 minuta futboll në të gjitha garat këtë sezon, duke mos i lënë përshtypje Enzo Maresca.

Trajneri i sapoemëruar i Evertonit, David Moyes, është një admirues i madh i Chukwuemeka.

Gjatë kohës së tij në West Ham, skocezi e monitoroi lojtarin përpara transferimit të tij nga Aston Villa te Chelsea në vitin 2022.

Për të bërë të mundur marrëveshjen, Everton do të duhet të përfundojë huazimin e Armando Broja në klub.

Ata do të jenë të gatshëm ta bëjnë këtë pas dëmtimit të ligamentit të kyçit të këmbës së sulmuesit që e ka përjashtuar atë nga fushat për tre muaj.

Broja po vuan shumë nga dëmtimet edhe këtë vit, ndërsa ka luajtur shumë pak minuta me Evertonin. /Telegrafi/