Please enter at least 3 characters.

Ariu hyri në një shtëpi, por hasi në një qen ‘sy patrembur’

Në Vancouver, ariu u fut fshehurazi në shtëpinë e një artisti duke kërkuar ushqim.

Por, nuk e priste një gjë — brenda ishte një qen i racës pomeranian me emrin Scout.

Ky i fundit iu sul menjëherë të huajit dhe e përzuri ndërsa u sigurua që ariu të mos kthehej më.

Pamjet e kësaj përballjeje pa frikë kanë mbledhur tashmë gati një milion shikime në TikTok. /Telegrafi/