Please enter at least 3 characters.

Ariu futet në një veturë të parkuar dhe shkakton dëme, publikohen pamjet

Një ari arriti të mbyllej brenda një veture të parkuar në Kolorado dhe shkatërroi pjesën e brendshme të tij përpara se të lirohej.

Zyra e Sherifit të Qarkut Jefferson ndau pamjet e kamerave ku shihet ariu i cili më vonë u lirua nga një zëvendës i zyrës.

Zëvendësi përdori një litar për të hapur derën e veturës nga një distancë e sigurt.

"Kujdes: Arinjtë mund ta ridekorojnë veturën tuaj”, tha zyra me ironi. /Telegrafi/