Please enter at least 3 characters.

Arijon Ibrahimovic vazhdon me formën fantastike te Bayerni, shënon ndaj Heidenheimit

Sulmuesi Arijon Ibrahimovic po vazhdon me paraqitjet në nivel të lartë te Bayern Munichu.

Ylli nga Kosova shënoi në miqësoren ndaj Heidenheim, ku “Bavarezzët” triumfuan me rezultat 2-4.

Ai ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar ndaj ish-klubit, ndërsa u zëvendësua pas 61 minutave lojë duke zëvendësuar Harry Kane.

Për ta parë golin: VIDEO

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Bayernit para fillimit të sezonit, pasi pas katër ditëve do të kërkojnë trofeun e Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit.

Përndryshe, gjasat janë reale që Ibrahimovic t’i bashkohet Kosovës në muajin shtator për ndeshjet e Ligës së Kombeve./Telegrafi/