Please enter at least 3 characters.

Arifi: E vështirë heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës

2023/03/96121656510709-e1680169769827.jpg

Heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës mbetet një proces i ndërlikuar dhe i vështirë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për heqjen e tyre dhe mbështetjes brenda bllokut evropian.

Kështu është shprehur profesori universitar Dritëro Arifi, i cili komentoi zhvillimet e fundit.

Arifi tha se edhe pse nuk është e pamundur, procesi për largimin e këtyre masave është “jashtëzakonisht shumë i vështirë”, për shkak të kërkesës për unanimitet nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së.

“Nuk është e pamundur, por është jashtëzakonisht shumë e vështirë. Vështirë ka qenë të vendosen masat, ne nuk i kemi marrë shumë seriozisht në kohën kur janë vendosur, në qershor të viti 2023. Tash është edhe me e vështirë të hiqen, siç janë vendosur ashtu edhe duhet të hiqen, në kuptimin e unanimitetit. Duhet 27 vende të BE-së, të dakordoheshin për një gjë të tillë. Tash për shkak edhe të rrethane që krijohen gjithmonë gjatë rrugës është vështirë me i bë 27 shtet", tha Arifi në FIVE në TV Dukagjini.

Sipas tij, shumica e shteteve janë pro heqjes, sepse ato janë edhe të pajustifkushme në një farë masave.

"Edhe raportuesi i BE-së për Kosovën ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të heqjen e tyre. Dhe  tash varet nga Këshilli i Ministrave se si do të vendosin në takimet e radhët. Por për momentin nuk ka diskonim për heqjen  tyre”, ka thënë Arifi. /Dukagjini/