")
Please enter at least 3 characters.

Arian Krasniqi zgjidhet drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar

2016/01/f.0917065828147_m.jpg

Kryetari i Këshillit, Ahmet Brahimaj ka deklaruar se pasi ka parë platformat dhe ka bërë intervistimin e kandidatëve Këshilli kanë vendosur njëzëri për Arian Krasnqin. Ai ka thënë se shpreson se edhe ministri, Beqiri do të pajtohet me mendimin e këshillit dhe do ta nënshkruaj vendimin.

Nëse zgjidhet përfundimisht, Arian Krasniqi do të bëhej drejtori më i ri i Teatrit në Ballkan.

Ai ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në Drejtimin e Dramaturgjisë. Aktualisht është në përfundim të studimeve master në po të njëjtin fakultet.

Është i autor i shumë dramave dhe skenarëve për filma metrazhesh dhe zhanresh të ndryshme. Dy konkurset e mëhershme për drejtor të përgjithshëm patën dështuar. /ktv/telegrafi/