Please enter at least 3 characters.

Argnesa Rexhepi largohet nga Zurich, transferohet te Rapperswil-Jona

2024/10/collage-37.jpg

Argnesa Rexhepi është larguar nga skuadra e femrave të Zurichit, por jo edhe nga futbolli zviceran.

Futbollistja që luan në repartin ofensivë karrierën do ta vazhdoj te skuadra tjetër zvicerane Rapperswil-Jona.

Argnesa e ka nisur karrierën te Zurichu dhe ka luajtur gjatë gjithë karrierës së saj te kjo skuadër.

Gjithsesi për të është një aventurë e re dhe tani synon që të ketë suksese edhe me skuadrën e saj të re Rapperwsil-Jona.

22-vjeçarja është një nga futbollistët më të rëndësishme edhe te Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave. /Telegrafi/