Please enter at least 3 characters.

Ardian Ismjali vazhdon me paraqitje të mëdha – vlerësohet lartë në fitoren e Empolit

2024/11/900-0-1730752211xismajli-338.png

Me shiritin e kapitenit në krah, Ardian Ismajli zhvilloi një tjetër paraqitje të madhe me fanellën e Empolit ku skaudra e tij fitoi me rezultat 1-0 ndaj Comos.

Adian Ismajli u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, teksa në fund u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave SofaScore.

Mbrojtësi shqiptar regjistroi 34 pasime të sakta, teksa i fitoi të pesë duelet ajrore me kundërshtarët.

Ismajli spastroi pesë herë zonën dhe bllokoi dy gjuajtje të kundërshtarëve, ndërsa ndërpreu tri herë aksionet.

Për mbojtësin shqiptar flitet një transferim i madh në afatin kalimtar të janarit ku klube si Juventus, Interi dhe Napoli janë vënë pas tij. /Telegrafi/