Please enter at least 3 characters.

Arbana Xharra, Mimoza Kusarit: Ti vrapon pas alternativave, nuk ofron alternativë

2017/06/18671267_10210381848477459_1584784789016636013_n-e1496778531841.jpg

Anëtarja e re e Partisë Demokratike, Arbana Xharra, ka reaguar pasi liderja e Alternativës, Mimoza Kusari, publikoi disa sondazhe.

Ajo ka thënë Kusari-Lilës nuk i ka mbetur asgjë, vetëm që të krijojë huti me numëratorin e saj.

“Athu a po i dalin sondazhet Mimkes? Mesap, tash nuk i ka mbetur asnjë alternativë, përveçse të mundohet të krijojë huti me “numëratorin” e saj. Garant pajtoheni edhe ju, që ajo më shumë vrapon pas alternativave, se që ofron alternativë, por gjithmonë llogaritjet me tahmin i bën”, ka shkruar Xharra në Facebook.

Sipas sondazhit të publikuar nga kryetarja e Gjakovës, dy koalicionet dilni shumë afër njëra-tjetrës me rezultat.