Please enter at least 3 characters.

Arabia Saudite e interesuar për investime në Kosovë

Një delegacion i Arabisë Saudite i kryesuar nga Abdulhamit Jafer është duke e vizituar Aleancën Kosovare të Biznesit (AKB).

Ai tha se janë të interesuar për të mbështetur iniciativat e investimeve private dhe publike në Kosovë sipas kërkesave që ka Kosova.

Agim Shahini kryetar i AKB-ës tha se Kosova ka politikat me të mira për investim në Ballkanin Perëndimor.

Të dy palët u zotuan që të vazhdojnë komunikimin për të mirën e dy shteteve dhe bizneseve. /Telegrafi/