Please enter at least 3 characters.

Apple mund të fillojë të përdor çipa të prodhuar nga Intel

Apple ndaloi së përdoruri procesorët Intel për laptopët e saj vite më parë dhe që atëherë ka punuar ekskluzivisht me TSMC.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë që në vitin 2027, kur disa MacBook mund të fillojnë të përdorin çipa të prodhuar nga Intel.

Apple mund të jetë duke kërkuar mënyra për të diversifikuar prodhimin e çipave të serisë M duke bashkëpunuar me Intel.

Sipas analistit të zinxhirit të furnizimit të Apple, Ming-Chi Kuo, Intel mund të fillojë prodhimin e çipave të serisë M të nivelit më të ulët që nga mesi i vitit 2027.

Nëse informacioni i ri është i vërtetë, pajisje si MacBook Air, iPad Air dhe iPad Pro mund të lansohen me çipet M6 ose M7 të prodhuara nga Intel në vitin 2027.

Apple do të vazhdojë të mbështetet te TSMC për prodhimin e versioneve më të përparuara Pro, Max dhe Ultra të këtyre procesorëve, si dhe për çipet mobile të serisë A të Apple. /Telegrafi/