Anthony Joshua parashikon fituesin e meçit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury
20/12/2024
Anthony Joshua ka parashikuar ukrainasin Oleksandr Usyk që ta fitojë sërish meçin ndaj Tyson Furyt kur kjo dyshe do të përballen të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite. Ky meç do të jetë një ripërsëritje e atij që u zhvillua gjatë muajit maj e i cili përfundoi me fitoren historike të Uysk ndaj Furyt, duke u bërë boksieri i parë që mposht anglezin.Goditjet e njëpasnjëshme të Usyk ishin të papërballueshme për Furyn i cili në fund e humbi meçin me pikë.Joshua në anën tjetër e njeh mjaft mirë Usyk dhe e di se çfarë aftësi ka ai pasi është ballafaquar dy herë më parë me të.


