Please enter at least 3 characters.

Aniston fotografohet në plazh në shoqërinë e regjisorit hollivudian

2020/01/JenniferSpeck.jpg

Jennifer Aniston pushimin e ndërrimit të motmoteve e ka kaluar në plazh, në shoqëri të miqve të saj, aktorit Jason Bateman, gruas së Jimmy Kimmel, si edhe regjisorit Will Speck.

Për faktin se në kohët e fundit, ajo po shoqërohet gjithnjë e më shumë me Speck, kanë nisur thashetheme se miqësia e tyre është shndërruar në diçka më shumë.

Aniston i kalon pushimet tradicionalisht në Tulum të Meksikës, ku e kalon kohën në bregdet duke u larë dhe duke marrë rreze.

(Foto: The Sun)

50-vjeçarja është fotografuar me bikini, ndërsa pranë saj është fotografuar edhe regjisori i njohur.

Aktorja dhe Speck njihen që nga viti 2016, kur kishin bashkëpunuar në filmin "Office Christmas Party", ndërsa ka luajtur edhe në filmin tjetër të tij, "The Switch". Ndërsa në muajt e fundit janë parë shpesh duke dalë në darka dhe duke kaluar çaste bashkë. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)