Please enter at least 3 characters.

Angjushev: Maqedonia e re, e epërme, apo veriore, janë të pranueshme për mua

2017/09/koco_angjusev.jpg

Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev është deklaruar pro zgjidhjes së çështjes së emrit me Gerqinë fqinje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I ftuar në radio kanal 77, Angjushev thotë se është i pranishëm për të cilado zgjidhje që ofrohet.

''Çështja e emrit duhet të zgjidhet. Veriore, e epërme, ose Maqedonia e re, për këtë populli duhet të flet. Për mua, veriore, e epërme dhe e re janë të pranueshme'', ka deklaruar Angjushev./Telegrafi/