Please enter at least 3 characters.

Angelina Jolie: Dhuna seksuale prek të dy gjinitë

2018/08/ang3.jpg
486:"ZAATARI, JORDAN- JANUARY 28: Special envoy of the U.N. refugee agency and movie star Angelina Jolie holds a press conference at the Zaatari camp for Syrian refugees on January 28, 2018 in Zaatari, Jordan. Jolie spoke in the camp, which is made up of hundreds of row of caravans, after meeting with Syrian refugees. The Hollywood star called for a political solution to Syria's civil war, saying that "humanitarian aid is not a long-term solution." (Photo by Salah Malkawi/ Getty Images)
12:"Getty Images

Angelina Jolie ditë më parë edhe zyrtarisht ka fituar të drejtën mbi kujdestarin e fëmijëve pas shkurorëzimit nga bashkëshorti, Bra Pitt.

Aktorja hollivudiane është tejet e afërt me fëmijët dhe shpesh ua kujton se dhuna seksuale prek të dyja gjinitë.

Zeshkania në një intervistë për revistën "Marie Claire" foli për stigmën që rrethon viktimat e sulmeve seksuale dhe përdhunimit.

"Dhuna seksuale është ende një temë tabu. Femrat dhe meshkujt e përdhunuar, dhe fëmijët e lindur nga përdhunimi shpesh trajtohen sikur të jenë ata që kanë bërë diçka të gabuar. Ata nuk pranohen nga shoqëria dhe mbulohen me turp, ndërsa dhunuesit e tyre mbeten të pandëshkuar", tha ylli i kinematografisë amerikane.

"Kjo duhet të ndryshojë dhe thyerja e kësaj tabuje është pjesë e kësaj", shtoi më tutje ajo.

"Unë nuk flas vetëm me vajzat e mia. Flas edhe me vëllezërit e tyre. Ky është ndoshta dallimi më i rëndësishëm. Nuk është problem vetëm për gratë. Zgjidhja është të punosh me femrat dhe me meshkujt njëkohësisht", tha 43-vjeçarja.

Kujtojmë se Jolie së bashku me Pittin ka gjashtë fëmijë - Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne. /Telegrafi/