Please enter at least 3 characters.

Anevski: U dorëhoqa për arsye personale dhe familjare

2016/03/Petar-Anevski.jpg

Ish-kryetari tashmë i Këshillit të prokurorëve publik, Petar Anevski ka treguar arsyen pse ka dhënë dorëheqje nga pozita që e ka mbajtur deri sot, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Dorëhiqem përshkak të arsyeve familjare dhe personale.'' tha ai para gazetarëve pas dorëheqjes.

Ai tregoi se do të mbetet anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik në Maqedoni.

Në vend të Marko Zvrlevskit, ky këshill e zgjodhi Liljana Spasoskën, si ushtruese detyrë Kryeprokuror shteti. Anevski kishte dhe një vit nga mandati i tij. /Telegrafi/