Please enter at least 3 characters.

Anesa Lipa reagon për vdekjen e Vjosa Berishës: Prehu në paqe mikja ime e fëmijërisë

2022/06/Screenshot_5-51-e1656154326308.png

Të enjten (23 qershor) u nda nga jeta regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.

Ajo ka lënë një boshllëk të madh në kinematografinë kosovare e po ashtu edhe te miqtë, e ata që e njohën nga afër.

Për vdekjen e Berishës së fundmi ka reaguar edhe nëna e këngëtares shqiptare, Dua Lipa, Anesa Lipa.

Anesa Lipa (Foto: Instagram)

Lipa thekson se do ta kujtojë gjithmonë duke treguar se kanë qenë shoqe në fëmijëri.

“Do të të kujtoj gjithmonë me të gjitha kujtimet e bukura që patëm së bashku”, ka shkruar ajo.

“Pusho në paqe shoqja ime e fëmijërisë”, vazhdon postimi tutje i Anesës.

Producentja tashmë e ndjerë ka qenë e diagnostikuar me kancer në vezore që nga viti 2021. /Telegrafi/