Andrew Gordon rikthehet në Kosovë, nënshkruan për KB Vëllaznimin
Klubi basketbollistik Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me qendrën Andrew Gordon.
Gordon dikur pjesë e Trepçës, tani do ta tregojë sërish kualitetin në elitën e basketbollit në Kosovë, ndërsa siç dihet ka një karrierë të bujshme sepse ka përfaqësuar edhe West Virginia Mountaineers.
Postimi i plotë i KB Vëllaznimit pa ndërhyrje:
“Andrew Gordon qendra e re e skuadrës! Qendra e fuqishme amerikane - Andrew Gordon rikthehet në basketbollin kosovar, kësaj radhe si pjesë e Vëllaznimit tonë”.
“Lojtari i gjatë 207 centimetra është i njohur për basketbollin tonë dhe për paraqitjet fantastike me Trepçën, ku u paraqit dy edicione dhe fitoi trofe në basketbollin kosovar. Përveç Trepçës, Gordon ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai dhe së fundmi në Britani të madhe me Caledonia Gladiators!”.
“Lojtari në karrierën kolegjiale ka luajtur me West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs! Mirësevjen Andrew, të fitojmë së bashku!”, njofton klubi kosovar.
Vëllaznimi këtë edicion nuk po kalon një formë të mirë në elitë, ku në 11 paraqitje ka regjistruar tre fitore dhe plot tetë humbje./Telegrafi/


