Please enter at least 3 characters.

Andersen shihet si pasues i Mirandas te Interi

2018/12/Joachim-Andersen.jpg
231:"GENOA, ITALY - DECEMBER 16: Joachim Andersen of Sampdoria in action during the Serie A match between UC Sampdoria and Parma Calcio at Stadio Luigi Ferraris on December 16, 2018 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi thuhet se po konsideron transferimin e Joachim Andersen të Sampdorias, pasi Joao Miranda mund të largohet në janar.

Stefan de Vrij dhe Milan Skriniar kanë qenë zgjedhjet e para në qendrën e mbrojtjes së Interit këtë sezon.

Kështu, mbrojtësi brazilian Miranda besohet të jetë i irrituar me mungesën e kohës së lojës dhe po mendon largimin.

Sipas mediumit italian calciomercato.com nuk ka pasur ende oferta, por si Porto, ashtu edhe Flamengo janë të interesuar në Mirandan.

Joachim Andersen (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Faqja e internetit prandaj raporton se Nerazzurët po konsiderojnë nënshkrimin e një mbrojtësi të ri në janar si pasues i brazilianit.

Mbrojtësi i talentuar i Sampdorias, Andersen gjendet në krye të listës së ngushtë të dëshirave të Nerazzurrëve.

Qendërmbrojtësi do të kushtonte rreth 30-35 milionë euro, gjë që duke pasur parasysh Fair Play Financiarin do të ishte shumë për Interin që të investoj në janar.

Në vend të kësaj Interi shpreson të bëjë një huazim me detyrim blerje, edhe pse përballen me konkurrencë nga Juventusi dhe Samp nuk janë të prirur për të shitur në janar. /Telegrafi/