Please enter at least 3 characters.

Ancelotti pranon gabimin fatal me Brazilin: Aty e humbëm Kupën e Botës

Carlo Ancelotti ka reflektuar mbi eliminimin e ekipit të tij nga Kupa e Botës, duke pranuar se një vendim i marrë gjatë pushimit për hidratim në ndeshjen ndaj Norvegjisë ishte pika vendimtare që ndryshoi rrjedhën e takimit.

Në një intervistë për ESPN, trajneri i Brazilit pranoi se gaboi në vlerësimin e kontrollit të lojës, gjë që e shtyu të bënte ndryshime taktike që, sipas tij, i paraprinë golit të Erling Haalandit.

"Mendoj se e humbëm Kupën e Botës gjatë pushimit për hidratim ndaj Norvegjisë. Pse? Sepse deri në atë moment, skuadra ishte në kontroll të ndeshjes”.

“Është e vërtetë gjithashtu se Norvegjia pati shumë posedim në gjysmën e saj të fushës. Ata luajtën në të njëjtën mënyrë dhe ndaj Anglisë. E kontrolluan lojën dhe madje mund ta kishin fituar”.

Ancelotti pranoi se perceptimi i tij në atë moment e shtyu të merrte vendime të panevojshme.

"Aty mund të ketë qenë gabimi im, sepse mendova se skuadra e kishte humbur kontrollin e ndeshjes, kur në fakt nuk ishte kështu”.

“Bëra disa ndryshime në formacion dhe më pas erdhi problemi me golin e Erling Haalandit”, përfundoi tekniku italian./Telegrafi/