Ancelotti mbron Balen: Nuk është vetjak
Ai u akuzua për egoizëm pasi në një rast ideal për Benzeman, nuk ia pasoi topin francezit por zgjodhi të gjuajë vet.
Sidoqoftë, Ancelotti potencoi se uelsiani ka marrë vendim të drejtë kur ka vendosur të gjuajë vet dhe ka mohuar se Bale do të lihet jashtë formacionit në ndeshjen e së mërkurës, ndaj Atleticos.
“Nuk mendoj se Bale është vetjak. E kam parë situatën përsëri dhe nuk ishte e lehtë që ta pasonte topin, ishte shumë e komplikuar. Ai nuk kishte hapësirë dhe provoi të gjuante”, deklaroi italiani në konferencë për shtyp, transmeton koha.net.
“Nuk ka nevojë që të flitet për Bale. Ai e di shumë mirë se duhet të pasojë por ai kishte marrë një vendim të drejtë”, vazhdoi ai.
“Nëse ai ndjen presion, është një gjë e mirë pasi ai ka shënuar gola në finalet në të cilat ka luajtur. Ai do të luajë ndaj Atleticos”, përfundoi Ancelotti. /koha/


