Ambasadorët Zhbogar dhe Timonier vizitojnë Berovën
16/02/2017
Në kuadër të fushatës ''BE-ja për ty'', euroamabsadori Samuel Zhbogar, si edhe ambasadori francez, Christian Timonier, do ta vizitojnë sot komunën e Berovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadorët do të priten nga kryetari i komunës, Dragi Naxhinski, ndërkaq për Berovën BE-ja ka paraparë një fond prej 3 milionë euro për rindërtim të rrjetit të kanalizimit.
Fushata ''BE-ja për ty'' ka filluar më 27 janar me Kërçovën, kurse qëllimi është të informohen qytetarët për ndihmën që BE-ja e jep për Maqedoninë./Telegrafi/


