Please enter at least 3 characters.

Ambasada: Nuk ka shqiptarë mes viktimave në Athinë

2018/07/433F420F00000578-0-image-a-126_1502719721380-e1532434398624.jpg
29:"© News/Athe/REX/Shutterstock

Në vijim të tragjedisë në Athinë, Ambasada e Shqipërisë, ka njofton se deri më tani nuk ka pasur humbje jete nga komuniteti shqiptar. Ambasada bën të ditur se në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shqiptar.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijimësi me autoritetet kompetente”, tha Ambasada e Shqipërisë në Athinë. /Telegrafi/