Please enter at least 3 characters.

Ambasada amerikane thirrje qytetarëve që të dalin në votime

2019/11/Ambasada-Amerikane-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg

Ambasada amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Në postimin e bërë nga Ambasada amerikane thuhet se kryetarët e komunave kanë rëndësi.

“Vendimet e tyre - pavarësisht nëse i japin përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera, ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj çdo ditë. Mos e humbni mundësinë që zëri juaj të dëgjohet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot në të gjithë Kosovën është duke u votuar për kryetarët e komunave.