Please enter at least 3 characters.

Ambasada amerikane mirëpret vendimin e Kushtetueses, për pezullimin e dekretit të presidentit Thaçi

2020/02/Ambasada-Amerikane-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-1-1-780x439-1-780x439-1.jpg

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ka përshëndetur pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi, nga Gjykata Kushtetuese.

Me anë të një postimi në Twitter, kjo ambasadë thotë se veprimi i fundit i Gjykatës është tregues i funksionimit të sundimit të ligjit.

“Përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese për të dhënë kohë për diskutime tregon sundimin e ligjit të Kosovës në punë. Ne gjithashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucionalë për të respektuar Gjykatën Kushtetuese dhe proceset e saj”, thotë ambasada.

[related-to url="

"]

Ndërkaq, të premten Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020 nga data e nxjerrjes së këtij vendimi.

Me vendimin e Kushtetueses u pajtuan krerë politikë pozitë e opozitë, të cilët thanë se duhet respektuar gjithherë vendimet e GjK-së, çfarëdo qofshin ato. /Telegrafi/

[twitter_embed https://twitter.com/USEmbPristina/statuses/1256613644458213380 text="" name="" screen_name="USEmbPristina" id="1256613644458213380" created_ts="" iframe_id="twitter-embed-1256613644458213380" expand=1 embed_desktop_width=550 embed_desktop_height=297 embed_mobile_width=375 embed_mobile_height=345]