Please enter at least 3 characters.

Amanda Nunes shokon botën e UFC-së, mposhtë ikonën Cris Cybod me nokaut pas 51 sekondave

2018/12/Amanda-Nunes-s.jpg
297:"INGLEWOOD, CA - DECEMBER 29: Cris Cyborg of Brazil (right) is defeated by TKO in the first round by Amanda Nunes of Brazil (left) during a Women's Feather weight bout during the UFC 232 event inside The Forum on December 29, 2018 in Inglewood, California. (Photo by Sean M. Haffey/Getty Images)
12:"Getty Images

Në natën e UFC 232 të gjithë ishin duke pritur përballjen e Jon Jones dhe Alexander Gustafsson, por gjithashtu edhe duelin kryesor tek femrat mes Cris Cybord dhe Amanda Nunes.

Cybord është ikona e UFC-së, ajo ishte kampione e padiskutueshme tek femrat, por Nunes e befasoi.

Legjendarja Cybord ishte e pamposhtur në 21 ndeshje e fundit, pësoi humbjen e parë nga viti 2005, e që ishte shokuese.

Amanda Nunes nuk mbajti lotët pas triumfit (Foto: Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

Amanda e filloi furishëm duelin dhe pas 51 sekondave detyroi gjyqtarin ta ndalojë ndeshjen pasi Cybord dukej totalisht e humbur dhe e paaftë të mbrojë vetën.

https://twitter.com/Record03_/status/1079247841250496513

Normalisht që gëzimi ishte shumë i madh te 30-vjeçarja, e cila thoshte se ishte e bindur që në fillim për fitoren e saj.

Amanda Nunes ishte kampione në kategorinë ‘Bantamweight’ (kategori që i përfshinë sportistët deri në 61.3 kilogramë) dhe tani bëhet kampione edhe në ‘Featherweight’ (61 deri 66 kilogramë).

Kështu braziliania i bashkohet Conor McGregorit dhe Daniel Cormierit si sportistët që kanë arritur të mbajnë gjatë një kohe dy tituj në UFC. /Telegrafi/