Please enter at least 3 characters.

Alvaro Carreras shpërthen në lot duke parë momentet e tij kryesore në La Fabrica në prezantimin e Real Madridit

Është zyrtare – Alvaro Carreras është tashmë lojtar i Real Madridit.

Mbrojtësi spanjoll ka nënshkruar kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2031.

Gjatë prezantimit, Carreras nuk i përmbajti emocionet, teksa shikonte në ekranin e madh momentet kryesore të rrugëtimit të tij në akademinë “La Fábrica”.

Duke qenë se është rritur në akademinë e Real Madridit, ky rikthim kishte një domethënie të veçantë për të dhe për familjen e tij.

Prindërit e Carreras, dukshëm të emocionuar, ndanë këtë moment të veçantë përkrah tij. /Telegrafi/