Please enter at least 3 characters.

Alphonse Davies flet për të ardhmen te Bayern Munich, pas lidhjeve të shpeshta me Real Madridin

2024/09/Screenshot-2024-09-22-164124.png

Real Madrid ka kohë që është vënë pas Alphonso Davies. Ata po mendojnë një lëvizje gjatë verës, pasi çmimi i kërkuar nga Bayern Munichut u konsiderua si i tepruar për një lojtar me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale. Tani, Los Blancos do të presin dhe synimi i tyre është që tani të marrin kanadezin si lojtar të lirë në korrik 2025. Ata janë të sigurt se do ta bëjnë këtë, pasi besimi i tyre është se Davies nuk do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me klubin nga Bavaria. Në këtë fazë është raportuar se Bayern Munich po i humb shpresat për të mbajtur mbrojtësin kanadez .

Davies ka folur me Bild për të ardhmen e tij. Ai pranoi se nuk po shikon shumë përpara, pasi vendimet e rëndësishme ia lë për momentin agjentit të tij.

“Jam plotësisht i fokusuar te Bayern Munich. Pavarësisht nëse do të qëndroj apo do të largohem nga klubi, unë do ta mbaj gjithmonë këtë klub në zemrën time”.“Pyetje e mirë, por duhet të pyesni agjentin tim për këtë gjë”, deklaroi mbrojtësi.

Në këtë fazë, duket më e mundshme se Real Madrid do të nënshkruajë me Davies falas verën e ardhshme, por ka ende shumë kohë që gjërat të ndryshojnë./Telegrafi/