Please enter at least 3 characters.

Allegri: Ndeshje të mrekullueshme futbolli ndaj Realit, kalojmë tutje nëse luajmë mirë dhe jemi me fat

2018/03/Allegri-Zidane.jpg
882:"FILE PHOTO (EDITORS NOTE: GRADIENT ADDED) - Image numbers 464313758,674881574,686430224 ) In this composite image a comparision has been made between Juventus FC head coach Massimiliano Allegri and Zinedine Zidane, Head Coach of Real Madrid. Juventus and Real Madrid meet in the UEFA Champions League Final at the National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff,Wales. ***LEFT IMAGE*** BERGAMO, ITALY - APRIL 28: Juventus FC coach Massimiliano Allegri looks on before the Serie A match between Atalanta BC and Juventus FC at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on April 28, 2017 in Bergamo, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images) ***RIGHT IMAGE*** MALAGA, SPAIN - MAY 21: Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid looks on during the La Liga match between Malaga and Real Madrid at La Rosaleda Stadium on May 21, 2017 in Malaga, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Massimiliano Allegri beson se Juventusi po 'rritet' me kohë, ndërsa shortin e çerekfinales  të Ligës së Kampionëve që e sheh përballjen me Real Madridin, e ka cilësuar si një ndeshje të mrekullueshme.

Juve kanë mundësinë të marrin hak kundër Real Madridit në fazën e çerekfinales pas humbjes 4-1 ndaj spanjollëve në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar.

"Madrid? "Këto do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme të futbollit", ka thënë fillimisht Allegri.

"Nëse luajmë mirë dhe jemi me fat, do të kalojmë. Nëse nuk e bëjmë, do të shkojmë në shtëpi. Ne duhet të jemi krenarë të jemi mes tetë më të mirëve të Evropës".

Juventusi u mposht në finale nga Reali në sezonin e kaluar (Getty Images)

"Ne jemi duke punuar për të luajtur në ndeshje si këto. Ne mundëm Barcelonën në çerekfinale sezonin e kaluar kështu që ndoshta do të fitojmë edhe këtë".

"Ashtu siç thashë tre ditë më parë, ata janë favoritë për Ligën e Kampionëve. Nëse i mposhtim ata, do të jemi dy herë më të lumtur".

"Ekipi po rritet fizikisht dhe mentalisht. Ne jemi duke u rritur në pjesët përfundimtare të ndeshjeve. Ne po kuptojmë se si të sulmojmë dhe të mbrojmë më mirë, dhe kjo do të jetë e rëndësishme për fundin e sezonit".

"Ne duhet të përgatitemi më mirë, por do të flasim për të pas festës së Pashkëve", përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/