Please enter at least 3 characters.

Allegri konfirmon: Mandzukic nuk luan ndaj Napolit

2017/04/MandzukicNapoli-e1491319717759.jpg
260:"NAPLES, ITALY - APRIL 02: Player of Napoli Jose Callejon vies with Juventus FC player Mario Mandzukic during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus FC at Stadio San Paolo on April 2, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se Mario Mandzukic pritet të mungojë në ndeshjen e të mërkurës kundër Napolit.

Sulmuesi kroat e lëndoi gjurin pikërisht ndaj napolitanëve në San Paolo në kuadër të Serie A, ndërsa do të mungojë në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

“Është vështirë për Mario Mandzukicin që të riaftësohet për ndeshjen. Do ta testojmë sot, por ai nuk do të jetë atje”.

“(Paulo) Dybala dhe (Juan) Cuadrado janë të gatshëm për lojë. Sa u përket të tjerëve, nuk e di se çfarë t’ju them, sepse do të stërvitemi dhe pastaj do të shohim se kush do të luajë nesër (e mërkurë)”, ka thënë trajneri.

Allegri e ka komentuar edhe ndeshjen e Serie A, për të cilën ekipi i tij u kritikua për lojë defensive. Sidoqoftë, trajneri mendon se janë dy ndeshje të ndryshme dhe se Juve do të kualifikohet në finale të Coppa Italia. /Telegrafi/