Please enter at least 3 characters.

Alexis Sanchez në janar te Milani

2017/10/a-e1506844482163.jpg

Alexis Sanchez mund të rikthehet në Serie A, ku kishte luajtur me Udinesen.

Milan është gati të ndajë rreth 85 milionë euro për sulmuesi kilian, shkruan e përditshmja spanjolle “Don Balon”.

Një shumë që mund të detyrojë skuadrën e “topçinjve” të heqë dorë nga sulmuesi kilian, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Ndaj, për të mos e lënë të largohet me parametrin zero, Arsene Wenger mund të pranojë ofertën e kuqezinjve, duke qenë se bëhet fjalë për një ekip që nuk luan në Ligën Premier.

Kilianin e Arsenalit e kanë kërkuar edhe PSG, Bayern dhe rivali anglez, Macnhester City.

Ndryshe, ky transferim mund të kryhet që në janar, për të evituar largimin me koston zero. /Telegrafi/