Please enter at least 3 characters.

Alexander Povetkin me një goditje të fuqishme e rrëzoi në nokaut Dillian Whyte, fiton përkohësisht titullin në WBC

2020/08/Screenshot_2-8.jpg

Alexander Povetkin ka mposhtur Dillian Whyte me një nokaut të jashtëzakonshëm që erdhi vetëm pas një goditje të saktë.

Rusi fitoi takimin në raundin e pestë, pasi që dy herë ishte rrëzuar në raundin e katërt nga Whyte.

Një rikthim i jashtëzakonshëm pasi Povetkin u pa në vështirësi të mëdha në raundin e katërt, por rikthimi i madh erdhi në raundin e pestë.

Rusi goditi kundërshtarin e tij me një të majtë të fortë, duke e rrëzuar pa ndjenja në tokë.

Povetkin me pikë i kishte humbur të katër raundet e para (40-34).

Kjo goditje ia dha fitoren Povetkinit, që siguroi titullin e përkohshëm të peshës së rëndë WBC. /Telegrafi/