Please enter at least 3 characters.

Alarmohet Vuçiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës edhe një lajm i keq për Serbinë

2018/08/vucici.jpg
353:"Beograd, 30. oktobra 2016 - Premijer Srbije Aleksandar Vucic se obratio novinarima na pres konferenciji u vladi dan nakon bezbednosne pretnje, odnosno otkrica arsenala oruzja u blizini njegove porodicne kuce u Jajincima, u subotu popodne. Vucic je govorio o bezbesnosti, pregovorima sa MMF-om i povecanju plata i penzija. FOTO TANJUG/ DIMITRIJE GOLL/ dr
6:"TANJUG

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur lajm të keq mos heqjen e taksave ndaj mallrave serbe derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe paralajmërimin për formimin e ushtrisë, që sipas tij, është sinjal i një katastrofe.

“Jam shumë i shqetësuar nga fakti se autoritetet shqiptare nuk duan të dëgjojnë për heqjen e taksave kundër Republikës së Serbisë dhe ata vunë në dukje se këto taksa do të vazhdojnë derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Një tjetër lajm i keq është se shqiptarët njoftuan për formimin e Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor, në kundërshtim me Kushtetutën dhe marrëveshjen me NATO-n", tha Vuçiq, duke shtuar se kjo sjell rrezik për Serbinë, transmeton KP.

"Synimi dhe dëshira e tyre është shumë e rrezikshme për ne dhe na çon në aktin përfundimtar. Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Me Serbinë nuk flitet kështu", tha Vuçiq.

Sipas tij, veprimet e Prishtinës janë të papërgjegjshme, të papërgjegjshme dhe çojnë në rrezik më të madh.

"Nuk dua të them fjalën se çfarë është qëllimi i tyre, por kam frikë se do të na sjellin para aktit të kryer", tha ai.

Vuçiq tha se ngritja e taksave ndaj mallrave serbe do të ndikojë në Serbi, por jo në mënyrë dramatike.

"Duart tona nuk do të jenë të lidhura, por ne vazhdojmë të luftojmë për paqen, duke u shpjeguar të gjithëve se cili është qëllimi i shqiptarëve dhe të jemi me njerëzit tanë", tha Vuçiq. /Telegrafi/