Alarmante, 24 viktima dhe 1.293 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë informon në 24 orët e fundit janë kryer 4.094 teste, ndërsa janë regjistruar 1.293 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni
Në Shkup - 626, Prilep - 88, Veles - 60, Gostivar, Kavadar dhe Manastir nga 48, Tetovë - 46, Shtip - 41, Negotinë - 36, Ohër - 34, Strumicë - 33, Kumanovë - 28, Koçan - 23, Radovish - 18, Gjevgjeli - 17, Probishtip - 12, Vallandov dhe Demir Kapi nga 11, Kërçovë - 10, Dellçevë - 9, Strugë, Kriva Pallankë dhe Berovë nga 8i, Krushev - 6, Resnja - 5, Bogdanci - 4, Sveti Nikollë- 3, Dibër, Vinicë, Pehçevë dhe Dojran nga 1.
Sot janë regjistruar 339 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Janë konfirmuar 24 viktima nga coronavirusi. 14 pacientë nga Shkupi, Prilepi - 2 dhe nga një pacientë në Kumanovë, Manastir, Koçan, Negotinë, Radovish, Berovë, Bogdanci dhe Pehçevë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 115.222, numri i pacientëve të shëruar është 99.015, numri i vdekjeve është 3.388, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.819./Telegrafi/


