Please enter at least 3 characters.

Alarm në Sarajevë: Gjendet eksploziv

2016/09/1-173.jpg

Në Sarajevë është evakuuar qendra sportive dhe kulturore e quajtur Skenderija pasi që është gjetur një predhë mortaje e ngulur 20 centimetra në tokë.

Për portalin “Avaz” këtë e ka konfirmuar Fahrudin Solak, drejtori i Mbrojtjes Civile.

Mortaja është gjetur gjatë ndërtimit të platosë, ku ka pasuar evakuimi dhe trafiku është ndaluar në këtë pjesë të qytetit.

Mortaja është marrë dhe është dërguar për shkatërrim.