Alaba nënshkruan pjesën e parë të kontratës me Real Madridin
18/05/2021
David Alaba shumë shpejt pritet që të prezantohet si lojtar i Real Madridit.
Mbrojtësi austriak do të jetë transferimi i parë i Los Blasncos për sezonin 2021/22.
Alaba tashmë ka njoftuar për largim nga Bayern Munichu si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon në muajin qershor.
Mbrojtësi kishte refuzuar të nënshkruante marrëveshje të re, duke kërkuar vetëm kalimin te Los Blancos.
Kështu, Alaba – sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, ka nënshkruar pjesën e parë të kontratës me madrilenët.
Real Madridi pritet që të mbështetet në përvojnë e austriakut, pasi Sergio Ramos ose Raphael Varane do të largohet nga madrilenët.
Njoftimi do të bëhet zyrtarisht në fund të sezonit, e që ky aktual merr fund për më shumë se një javë. /Telegrafi/


