Akuzohej për trafikim me qenie njerëzore - reagon publikisht Hernandez
Ylli i PSG-së, Lucas Hernandez, ka reaguar pas akuzave të bëra nga një familje kolumbiane për trafikim të qenieve njerëzore.
Familja pretendonte se kishte punuar për Hernandez dhe gruan e tij midis shtatorit 2024 dhe nëntorit 2025, pa status ligjor.
Në një deklaratë të përbashkët, Hernandez dhe bashkëshortja e tij mohuan të gjitha akuzat, duke theksuar se janë tradhtuar nga personat për të cilët kishin besuar.
"Ne hapëm shtëpinë dhe jetën tonë për njerëz që u prezantuan si miq, kërkuan mirësinë tonë dhe për të cilët kishim dashuri të sinqertë".
"Ne i ndihmuam, i mbështetëm dhe i besuam kur na siguruan se ishin në procesin e rregullimit të statusit të tyre të imigracionit. Ky besim është tradhtuar", shkruajnë çifti në deklaratë.
Hernandez aktualisht vazhdon aktivitetin e tij me PSG-në, ndërsa çështja ligjore pritet të ndjekë rrugën e saj. /Telegrafi/


