Aktorja Stacey Dash shpërtheu në lot kur mësoi se reperi DMX kishte vdekur – më shumë se një vit më parë
Aktorja Stacey Dash ka shpërthyer në lot kur ka mësuar se reperi legjendar amerikan, DMX, ka ndërruar jetë, megjithëse kjo ka ndodhur më shumë se një vit më parë.
Ylli i filmit “Clueless” shpërtheu në lot për vdekjen e reperit në një video që ajo e postoi në TikTok të mërkurën, duke thënë se i vinte turp që nuk dinte për sulmin e tij në zemër të shkaktuar nga kokaina.
“Sot kanë kaluar gjashtë vjet e një muaj që jam pastër (nga droga) dhe kjo më thyen zemrën. Ai humbi nga kjo. Ai humbi nga ai demon i varësisë. Ju lutem mos humbni”.
“Isha duke shikuar nëpër TikTok dhe gjeta këngën e tij që më ka shpëtuar shumë herë. Papritur shkruan #RIP. Nuk e dija se ka ndërruar jetë. Unë jam e thyer - ai ishte një djalë shumë i mrekullueshëm”, është shprehur Dash.
Për kujtesë, DMX vdiq më 9 prill 2021 në moshën 50 vjeçare, ndërsa shumëkush nuk mund t’i besonte aktores se nuk kishte dëgjuar për vdekjen e tij. /Telegrafi/


