Please enter at least 3 characters.

Aktorja Annabella Sciorra konfirmon para gjykatës se Weinstein e ka përdhunuar në banesën e saj

2020/01/Annabella-Sciorra-1.jpg
525:"NEW YORK, NEW YORK - JANUARY 23: Actress Annabella Sciorra leaves a Manhattan court house after testifying on the second day of the Harvey Weinstein trial on January 23, 2020 in New York City. Sciorra testified that Weinstein had raped her nearly 30 years ago. Weinstein, a movie producer whose alleged sexual misconduct helped spark the #MeToo movement, pleaded not-guilty on five counts of rape and sexual assault against two unnamed women and faces a possible life sentence in prison. (Photo by Spencer Platt/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktorja italiano-amerikane, Annabella Sciorra, ka dëshmuar në gjykatë në rastin kundër Harvey Weinstein duke konfirmuar edhe para trupit gjykues se producenti i famshëm e ka përdhunuar në banesën e saj para 25 vitesh.

59-vjeçarja, e njohur për rolin e saj në serialin televiziv, "The Sopranos", ka rrëfyer se filmbërësi i njohur kishe hyrë me dhunë në banesën e saj dhe e kishte sulmuar.

“U përpoqa ta heq nga vetja. E godisja, e shtyja...”, ka thënë ajo në dëshminë e saj para gjykatës në New York.

Harvey Weinstein gjatë arritjes në gjykatë (Foto: Stephanie Keith/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Weinstein vazhdon t’i hedhë poshtë të gjitha akuzat, ku përfshihen edhe përdhunimet.

Nëse 67-vjeçari shpallet fajtor në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij – nga keqtrajtimi seksual e deri te përdhunimi – ai do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës prapa grilave. /Telegrafi/

Aktorja Annabella Sciorra duke u larguar nga gjykata në New York (Foto: Spencer Platt/Getty Images/Guliver)