Please enter at least 3 characters.

Aktori shqiptar, Florjan Binaj shërohet nga COVID-19

2020/06/florjanbinaj_103962394_2324605291167876_9064719397540823784_n-e1593424152166.jpg

Pandemia coronavirus së fundmi ka arritur të prekë edhe aktorin e njohur shqiptar, Florjan Binaj.

Një gjë të tillë e kishte bërë të ditur vetë ai, ndërsa kishte theksuar se ka ndërmarrë masa për parandalimin e saj.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme (e hënë), Florjani ka dhënë një lajm mjaft të mirë për të gjithë ndjekësit e tij.

(Foto: Instastory)

Në postimin e ndarë në rrjetin social Instagram, aktori ka zbuluar se është shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës.

“Më në fund, COVID-i më la. Falënderoj të gjithë miqtë dhe mikeshat që qëndruan pranë në këto ditë izolimi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ani pse i infektuar, humoristi i njohur nuk kishte pasur probleme të mëdha dhe se gjendjen shëndetësore e kishte mjaft të mirë. /Telegrafi/