Aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” bllokojnë derën e objektit të ZRRE-së
02/04/2025
Aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” kanë bllokuar derën e objektit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Ata nuk po i lënë punëtorët që të hyjnë brenda, derisa “ZRRE-ja të merr vendimin për mos rritjen e çmimit të energjisë për 15 për qind”, raporton KosovaPress.
Aktivisti i grupit “asnjë cent me shumë”, Auron Doli tha se nuk do të largohen nga objekti.
“Sot kemi vendosur me e blloku ZRRE-në, për shkak të propozimit me e rritë çmimin e energjisë elektrike për 15 për qind. ZRRE-ja do të mbes në bllokadë, përderisa anëtarët e bordit të saj nuk zotohen që me anulu këtë propozimvendim”, tha ai.


