Please enter at least 3 characters.

Aksioni policor në ARBK, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, dhe njësitë e tjera mbështetëse, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë kryer bastisje në Agjencinë e Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’.

Sipas njoftimit thuhet se aksioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në funksion të zbardhjes së plotë të rastit.

"Lidhur me zhvillimet e mëtejme, do të njoftoheni në vazhdimësi", thuhet në njoftim. /Telegrafi/