Aksion humanitar për mbledhjen e mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë
Nuk është hera e parë që në vendin tonë të rinjtë të merren me aksione humanitare, e sidomos në prag të festave.
Një gjë të tillë ka vendosur ta bëjnë edhe disa të rinj që janë pjesë e një grupi në Facebook të quajtur “Maniakë të Leximit”.
Maniakë t'Leximit do të organizojnë aksion për përgatitjen e fëmijëve të familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor.
Aksioni do të mbahet nesër (e premte) më 25 gusht, në sheshin “Skënderbeu” nga ora 12:00 deri në orën 19:00, ku do të jenë prezent edhe vullnetarët e këtij grupi të cilët do të bëjnë grumbullimin e gjësendeve të natyrës shkollore.
Të gjithë ju që dëshironi të kontribuoni mund të sjellin këto gjëra:
- Çanta krahu
- Çanta të vogla për lapsa (fotrolla)
- Fletore
- Lapsa
- Kimika
- Ngjyra
- Vizore
- Kompas
- Pentagram
- Bllok vizatimi
- Libra të shkollës së mesme (për shkak se ministria nuk i shpërndan falas librat për shkollë të mesme)
etj.
Çantat e krahut, librat, dhe çantat e lapsave munden me qenë të përdorura (të vjetra) por jo të dëmtuara, të papërdorshme, apo të papastra. /Telegrafi/


