Please enter at least 3 characters.

Aksidentohet një veturë në Han të Elezit, vdes një foshnje

2019/08/aksident-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Gorancë të Hani i Elezit me datë 10.10.2019, në orën 01:00, derisa drejtuesja femër shtetase shqiptare ka qenë duke e ngarë veturën e saj, vozitësja e veturës ka humbur kontrollin mbi veturën e saj, duke dalë nga rruga.

Sipas raportit policor lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja e veturës dhe një foshnje që ishte ne veturë.

Si pasojë e lëndimeve foshnja ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar për autopsi./Telegrafi/