Please enter at least 3 characters.

Aksidentohet me motor Sinan Vllasaliu?

Sinan Vllasaliu

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident me motor.

Prive Klan Kosova ka mësuar se artisti ka pësuar lëndime në këmbë.

Ai aktualisht ndodhet në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Foto: Instagram

Fatkeqësisht aksidenti ndodhi vetëm pak ditë pasi u zbulua se këngëtari ishte përzgjedhur të këndonte në dasmën e yllit botëror, Dua Lipa e cila do të zhvillohet në Itali.

Nuk ka informacione të tjera lidhur me gjendjen e tij dhe nuk dihet nëse i njëjti do të mund të rikuperohet për të marrë pjesë në ceremoninë e martesës së Lipës.