Please enter at least 3 characters.

Aksidentohen dy këmbësore në Prishtinë, të lënduarat po marrin trajtim mjekësor në QKUK

2018/10/bmw.jpg

Dy këmbësore kanë marrë lëndime të rënda trupore, pasi sot pasdite janë goditur nga një automjet në një rrugë të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka theksuar se të hënën rreth orës 16:00, në "Rrugën B" ka ndodhur një aksident trafiku.

Ai ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur kur automjeti ka goditur këmbësoret dhe një automjet.

“Si pasojë e aksidentit dy këmbësoret kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka shtuar Borovci. /Telegrafi/